E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, së bashku me ambasadorin holandez në Tiranë, Reinout Vos, kanë vizituar Fushën e Gazit në Delvinë.
Diplomatët kanë eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada amerikane thekson se vizita shërben për të promovuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent, i cili ndihmon në tërheqjen e investimeve ndërkombëtare.
“Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investime që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi të tillë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë”, thuhet në reagim.