Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerje të sulmit seksual ndaj një të miture.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.02.2026, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 18.02.2026, 16:50. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/