Policia e Kosovës bëri të ditur se janë arrestuar dy persona.
Të arrestuarit dyshohet se më 27 shkurt, kishin hedhur një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri.
“Në vijim të hetimeve për zbardhjen e veprave penale hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, sot me datë 17 mars 2026, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar për kryen e veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave materiale të siguruara se të njëjtit me datën 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore ) ku përveç dëmeve materiale nuk kishte dëme tjera.
Pas procedurave te intervistitmi, dy të dyshuarve meshkuj të moshës 24 dhe 25 vjeçar, me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimine policisë.