Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje, ku njëri rast ka ndodhur në Shtërpcë, ndërkaq tjetri në Pejë.
Në të dy rastet viktimë e dhunës në familje janë fëmijët.
Lexoni raportin policor:
Shtërpcë 20.03.2026-17:50. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga prindi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit tasti shkon në procedurë të rregullt.
Pejë 20.03.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/