Dy miq nga Illinois, të cilët po shkonin në një vizitë te mjeku, ndaluan të blinin një biletë lotarie dhe përfunduan duke fituar një çmim të madh prej 350,000 dollarësh.
Banorët e Ashton të quajtur April dhe Randy, thanë se po shkonin te mjeku kur ndaluan dhe blenë një biletë Quick Pick.
“Ne ishim në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha Randy.
“Njerëzit gjithmonë na thoshin nuk do të fitoni kurrë, por ne qeshnim dhe thonim se një ditë do të arrijmë”, shtoi ai.
“Të gjithë në punë filluan të na përshëndesnin dhe të na uronin”, tha April.
Dyshja zbuluan se planet e tyre me çmimin përfshijnë investime në prona, kursime për pension dhe pushime. /Telegrafi/