Dua Lipa bëri një paraqitje të papritur në Festivalin e Filmit në Berlin për të shoqëruar të fejuarin e saj, Callum Turner, në premierën botërore të filmit të tij të ri “Rosebush Pruning”.
Ata festuan Ditën e Shën Valentinit në tapetin e kuq, duke pozuar të dashuruar dhe të lumtur për fotografët.
Lipa kishte veshur një fustan romantik prej dantelle, ndërsa Turner një kostum elegant.
Foto: Getty Images
Pas disa buzëqeshjeve dhe puthjeve në faqe, Lipa i la hapësirë Turnerit për të marrë vëmendjen.
Filmi, një satirë nga regjizori Karim Ainouz, ndjek katër vëllezër e motra amerikane që jetojnë në izolim dhe shijojnë pasurinë e trashëguar, duke sfiduar babanë e tyre të verbër dhe duke kërkuar dashuri dhe vlerësim tek njëri-tjetri.
Foto: Getty Images
Konfliktet familjare përshkohen kur djali më i madh njofton lidhjen me të fejuarën e tij, duke çuar në zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e nënës dhe shkatërrimin gradual të lidhjeve familjare.
Gjatë konferencës për shtyp, Turner u pyet për thashethemet se mund të jetë James Bond i ardhshëm, por ai shmangu komentet.
Foto: Getty Images
Aktori Tracy Letts qeshi dhe tha se ishte shaka se ai do të ishte James Bond. /Telegrafi/