Po përhapet një video e frikshme – droni rus përplaset drejt një ndërtese rezidenciale.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video shqetësuese nga Sumy, një qytet në veriun e Ukrainës, në të cilën duket momenti kur një dron rus, duke fluturuar me shpejtësi, përplaset drejt një pallati të banimit dhe shkakton një shpërthim të fortë.
Sipas mediave ukrainase, sulmi ndodhi dje gjatë një valë të sulmeve me dronë në rajonin e Sumyt.
Objektiva e sulmeve ishin ndërtesat e banimit, infrastruktura civile dhe automjetet.
Në qytetin e Sumyt, disa ndërtesa të banimit dhe objekte të tjera u dëmtuan – qindra dritare u thyen dhe u dëmtuan fasadat dhe çatitë. Të paktën 11 persona u plagosën.
Sulme të tjera u raportuan edhe në komunitete përreth zonës së Bilopilës, ku u plagosën katër persona, dhe në Berezivska, ku një burrë 46-vjeçar u plagos kur droni goditi një shtëpi private. /Telegrafi/