Drita dhe Dukagjini takohen në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Dy skuadrat kanë objektiva të kundërta,me Dritën që kërkon titullin dhe Dukagjinin daljen në Evropë.
Megjithatë në këtë takim të dyja vijnë pas humbjeve xhiron e kaluar dhe duan të kthehen te rezultatet pozitive.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve që do të startojnë në këtë ndeshje.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Ramadani, Abazaj, Bl. Krasniqi, Arthur.
Dukagjini: Lekaj, Hugo, Iseni, Basri, Bardhoku, Xhemajli, Gashi, Morina, Mërlaku, Isufi,Berisha.