Sulmuesi Blerim Krasniqi e ka ngushtuar epërsinë për Dritën në përballjen ndaj Celjes.
Sulmuesi shënoi nga afërsia me një goditje të fortë pas asistimit të Liridon Balajt (59’).
Balaj e gjeti për mrekulli Krasniqin të harruar nga mbrojtësit e klubit slloven, ku me një goditje të fortë e la pa gjasa portierin për të reaguar (59’).
Për ta parë golin: VIDEO
Mbetet të shihet nëse Drita do të arrijë ta gjejë edhe një herë rrugën drejtë rrjetës për ta barazuar rezultatin./Telegrafi