Drita nuk ka arritur të ndalë Celjen, pavarësisht që e barazoi rezultatin nga 0-2 në 2-2, me sllovenët që shënuan në minutën e fundit për epilogun përfundimtar 2-3.
Shumica e lojtarëve të Dritës patën një paraqitje të mirë, përfshirë portierin Faton Maloku, pavarësisht që statistikisht pësoi tre gola.
Më i miri ishte Liridon Balaj që shënoi dhe asistoi, ndërsa nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.2, ndjekur nga Veton Tusha e Blerim Krasniqi me 7.5.
Ndërkohë, nata më e mirë nuk ishte për Besnik Krasniqin, i cili ishte i vetmi që mori notën 5.8.
Përndryshe, golashënuesi i Celje, Milot Avdyli u vlerësua me notën 6.8, sfidë ku edhe shënoi gol.
Kujtojmë, Drita ka ende gjasa për kualifikim kurse përballja do të zhvillohet javën tjetër./Telegrafi