Pas spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, ku Alba Pollozhani njoftoi vendimin e saj për t’u mbuluar dhe më pas u largua nga shtëpia, rrjetet sociale janë vërshuar nga reagime të shumta.
Vendimi i Albës ka ndarë opinionin publik, duke nxitur diskutime të gjera, komente mbështetëse por edhe kritika të ashpra. Ndër reagimet që kanë tërhequr vëmendje ka qenë edhe ai i ish-banores së edicionit të tretë, modeles dhe këngëtares Drenusha Latifi.
Latifi ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj, duke mos kursyer as kritikat ndaj produksionit të spektaklit. Ajo ka përmendur drejtpërdrejt producenten Olsa Muhameti, duke e krahasuar me diktatorin Enver Hoxha, në një reagim të ashpër dhe polemizues.
“Pasha një Zot po më qahen e po më qeshet të njëjtën kohë me këtë Albën edhe atë skenaristen e Shqipnisë, Macetungun/Enverin. Kështu me kqyr holl e holl, mirë i rrin shamija edhe ndoshta pak ato cica i mbulon, po edhe një lutje tek Zoti e kom e udhëzoftë i madhi Zot atë edhe atë skenaristen që kurrë të shkretat s’i ka dashtë kush. Kjo për mendimin tim është për lojë, për vëmendje dhe ndodh si pasojë e një femre që përjetësisht ka qenë e refuzuar nga njerëzit e më së shumti nga meshkujt, siç edhe ka qenë skenaristja e refuzuar dhe ka bo nga Bigu një version përputhje të shëmtuar… Veç Big nuk quhet ky i Kosovës”, ka shkruar Latifi.
Reagimi i saj ka ngjallur debat të madh në rrjete sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin qëndrimin e saj dhe atyre që e konsiderojnë të tepruar dhe ofendues.
Ndërkohë, largimi i Albës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara të momentit, duke konfirmuar edhe një herë se ky sezon po prodhon situata dhe dinamika që mbajnë publikun vazhdimisht të përfshirë. /Telegrafi/