Drejtoria për Bujqësi në Rahovec njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për gjashtmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte (PPD) 2025 është shtyrë deri më 18 shkurt 2026, ora 16:00, duke lënë edhe 7 ditë pune për aplikime.
Në këtë thirrje mund të aplikohen për:
- Pagesën Direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë
- Pagesën Direkte për therjet e raportuara të gjedhit
- Pagesën Direkte për akuakulturë
- Pagesën Direkte për viçat për majmëri
- Pagesën Direkte për zogj për majmëri (brojlerë)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes këtyre pagesave direkte, sipas Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025. /Telegrafi/