Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Vende – vende do të ketë kushte për reshje të lehta të borës.
Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pas kohe erë e fuqishme nga veriu, që do të arrijë mbi 60 kilometra në orë.
Siç informojnë nga DPHM-ja, gjatë fundjavës do të fryjë erë e fuqishme nga veriu, ndërsa nesër do të ketë kushte për reshje të lehta bore.
Nga e diela pritet një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura ditore të larta. Java e ardhshme, temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -4 deri 8 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga 8 deri në 20 gradë.