Doganierët në pikën kufitare Dojran zbuluan dhe parandaluan një përpjekje për kontrabandë të 5.050 kutive cigare dhe cigareve elektronike me vlerë tetë milionë denarë.
Siç informon Drejtoria Doganore, inspektorët e Departamentit të Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve e privuan nga liria të dyshuarin, shtetas serb, shoferin e kamionit, kundër të cilit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për kryerjen e veprës penale kontrabandë dhe falsifikim dokumenti, e dënueshme sipas Kodit Penal.
“Krimi u zbulua të dielën në mbrëmje, në dalje nga pika kufitare e Dojranit, kur doganierët, duke zbatuar teknika të avancuara operative dhe arsyetim analitik gjatë vlerësimit të situatës specifike në teren, kryen një kontroll të kamionit i cili ishte raportuar si bosh.
Gjatë inspektimit të detajuar, u zbulua një bunker i ndërtuar posaçërisht me një ndarje ku u zbuluan 101 pako cigaresh dhe cigare elektronik”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave./Telegrafi/