Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës

    January 7, 2026

    Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar

    January 7, 2026

    Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës
    • Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar
    • Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura
    • Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo
    • KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht
    • Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea
    • Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin
    • Pas vërshimeve, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar në të gjitha shkollat
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ​DNV numëron problemet që ishin nga fushata deri tek dita e zgjedhjeve

    ​DNV numëron problemet që ishin nga fushata deri tek dita e zgjedhjeve

    korrektpressBy korrektpressDecember 30, 2025 Demokracia në veprim 4 Mins Read
    ​DNV numëron problemet që ishin nga fushata deri tek dita e zgjedhjeve
    ​DNV numëron problemet që ishin nga fushata deri tek dita e zgjedhjeve
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit u zhvilluan në një atmosferë kryesisht të qetë dhe demokratike, me pjesëmarrje të lartë të votuesve.

    Procesi pati sfida institucionale dhe politizim në vendimmarrjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa fushata ishte e personalizuar rreth liderëve partiakë dhe me përfshirje të pabarabartë të qytetarëve.

    Administrimi i ditës së zgjedhjeve dhe publikimi i rezultateve u realizuan në mënyrë efikase, duke krijuar një bazë për formimin e institucioneve në kohë.

    Ky ishte vlerësimi preliminar i Demokracisë në Veprim për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

    Eguen Cakolli menaxheri i programeve në Koalicionin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim, flet për vlerësimin preliminar të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, mbarëvajtjen e ditës së zgjedhjeve, sfidat institucionale gjatë administrimit të procesit, si dhe pritshmëritë për certifikimin e rezultateve dhe konstituimin e institucion.

    “Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, vlerëson se këto zgjedhje janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe konkurruese. …Sa i përket procesit të votimit, këto zgjedhje kanë qenë dhe janë zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pa asnjë incident serioz i cili do të mund ta cenonte integritetin e zgjedhjeve, apo do ta minonte besimin e publikut në rezultatin zgjedhor. Dalja e votuesve ka qenë relativisht e lartë, ndonëse shumica e parregullsive të evidentuara nga ana e vëzhguesve të DNV-së kanë qenë të karakterit procedural, pa ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e përgjithshëm të procesit”, tha ai.

    Sipas tij, puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte në një nivel të politizimit si gati asnjëherë më parë.

    Sa i përket votimit jashtë vendit, ai tha se ishte mbi 84% në përfaqësi diplomatike. “Sa i përket listës së votuesve, e njëjta vijon të mbetet pra një çështje problematike strukturore. Edhe pse KQZ ka ndërmarrë hapa për pastrimin e saj, fakti që lista e votuesve vijon të ketë mbi 2 milionë votues, pra gati 500,000 më shumë sesa që ka banorë rezidentë në bazë të gjetjeve nga matjet e fundit të popullsisë që janë bërë vitin e kaluar, tregon për nevojën për intervenime më afatgjate në këtë drejtim”, tha ai.

    “Sa i përket identifikimit të votuesve me dokumente të pavlefshme apo me afat të skaduar, vëzhguesit e DNV-së kanë raportuar se ky fenomen, e sidomos ai i identifikimit të votuesve me dokumente me afat të skaduar, ka qenë i raportuar në të paktën 1/3 e vendvotimeve, përkundër ndalesës ligjore, por pavarësisht kësaj, numri i rasteve ka qenë i kufizuar deri në 10 sosh. Sa i përket vështirësive të votuesve për ta gjetur qendrën e saktë të votimit të tyre, përkatësisht gabimet e votuesve në gjetjen e kësaj, vëzhguesit tanë kanë raportuar se në gati 2/3 të qendrave dhe vendvotimeve në nivel vendi, ka pasur votues të cilët janë njoftuar se u ka ndryshuar qendra e votimit. Sa i përket votimit me asistencë, për shkak të zbatimit të rregullave më të rrepta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka pasur një ulje të ndjeshme të këtij fenomeni, që sipas të dhënave tona, tanimë përbën vetëm më pak se 1% të numrit të përgjithshëm të votuesve të cilët votojnë në ditën e zgjedhjeve përmes asistencës….Me këtë rast, fotografimi i votës mbetet problemi kryesor i cili është i identifikuar edhe gjatë procesit të zhvilluar të djeshëm, me gjithsej 32 raste të raportuara nga vëzhguesit e DNV-së, në mbi 20 vendvotime ku pra ka pasur raste të fotografimit të votës. Zhvillimi mbase më pozitiv në kuadër të ditës së zgjedhjeve ishte publikimi i shpejtë, i plotë dhe pa vonesa i rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili me mbi 90% të rezultateve të procesuara arriti që të publikojë të njëjtat vetëm pak orë pas përmbylljes së procesit zgjedhor”, theksoi Cakolli.

    Ai i ndal edhe te fushata zgjedhore.

    “Sa i përket periudhës së fushatës, vlen të përmendet që edhe kjo fushatë është karakterizuar nga vendime të cilat përbëjnë shkelje ligjore sa i përket garës së barabartë zgjedhore dhe mos shfrytëzimit të resurseve publike, ku normalisht theksohet vendimi i qeverisë pak ditë para ditës së zgjedhjeve për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe për pensionistët, që ka pasur ndikim në garën zgjedhore, duke krijuar një garë të pabarabartë së pari, por së dyti, duke i dhënë avantazh partisë në pushtet krahasuar me partitë e tjera të cilat nuk e kishin një mundësi të tillë”, tha ai.

    TË TJERA

    KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht

    Numërohen afër 100 për qind të votave me kusht, kjo është renditja

    Numërohen mbi 50% e votave me kusht, këto janë rezultatet e deritanishme

    VV kryeson edhe në votat me kusht, mbi 31% e vendvotimeve të numëruara

    Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Përfundon numërimi i votave me postë nga Gjermania e Zvicra, LVV kryeson bindshëm

    Tërhiqen edhe rreth 20 mijë fletëvotime nga diaspora

    LEXO GJITHASHTU

    Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës

    January 7, 2026

    Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar

    January 7, 2026

    Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

    January 7, 2026

    Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo

    January 7, 2026
    TË TJERA

    KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht

    January 6, 2026

    Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea

    January 6, 2026

    Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin

    January 6, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.