Disa persona janë lënduar në një përleshje masive që shpërtheu në “periferi” të një gjyqi në qytetin perëndimor gjerman të Dusseldorfit.
Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur të mërkurën një zëdhënës i gjykatës.
Sipas mediave, rreth 20 deri në 25 persona filluan të përlesheshin në një korridor të Gjykatës Rajonale të Dusseldorfit.
Dhe përleshja thuhet se erdhi pas një deklarate dëshmitari në një gjyq të një shoferi të akuzuar për goditjen e një gruaje me makinën e tij gjatë një festivali në rrugë.
Dy oficerë të gjykatës janë midis të lënduarve, ka bërë të ditur zëdhënësi i gjykatës.
Si pasojë, gjyqi u ndërpre dhe u shty ndërkohë që shkaku i saktë i përleshjes deri më tani mbetet i paqartë. /Telegrafi/