Para ndeshjeve jetike të Kosovës, mbrojtësi Dion Gallapeni e ka rigjetur formën për të dhuruar dy asistime fantastike për Wisla Plock.
Ylli kosovar ishte protagonist në përmbysjen që Plock i bëri Jagiellonias, ku asistoi dy herë për Juric brenda 13 minutave.
Fillimisht, me një pasim preciz Galla e vendosi Juric para portës së zbrazur, e nga dy metra distancë ky i fundit ishte i pagabueshëm – VIDEO.
Në të njëjtën mënyrë asistoi sërish, ku këtë herë Juric e finalizoi për mrekulli për ta përmbysur epërsinë – VIDEO.
Kjo paraqitjen vjen në kohën më të mirë, sidomos me Gallapenin që këtë vit zhvilloi më pak minuta dhe ndryshoi skuadër.
Përndryshe, Gallapeni është pjesë e listës së Franco Fodas për dy ndeshjet e muajit mars./Telegrafi/