Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Çfarë tregon temperatura që rritet në mbrëmje dhe zhduket në mëngjes

    January 6, 2026

    Ju mundon e kaluara e partnerit? Ja si të përballeni me xhelozinë

    January 6, 2026

    Kështu rritet vetëbesimi te fëmijët – pa presion dhe pa frikë

    January 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Çfarë tregon temperatura që rritet në mbrëmje dhe zhduket në mëngjes
    • Ju mundon e kaluara e partnerit? Ja si të përballeni me xhelozinë
    • Kështu rritet vetëbesimi te fëmijët – pa presion dhe pa frikë
    • Vendi ku njerëzit flenë në punë dhe askush nuk ankohet
    • Pas dekadash mësimdhënieje të shkrim-leximit mediatik, Finlanda i ‘pajis’ nxënësit me aftësi për të dalluar deep fake të inteligjencës artificiale
    • Zjarr në një shtëpi në Prizren, dy persona të lënduar nga asfiksimi me tym
    • Barcelona largohet nga gara për yllin anglez, shkak gjendja financiare
    • Klodi përlotet nga telefonata e së dashurës në BBVK: Kujdes me vajzat
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, January 6
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Dimovski: Ndryshimet kushtetuese janë lëshimi i fundit që Maqedonia mund ta bëjë, por vetëm me garanci nga BE

    Dimovski: Ndryshimet kushtetuese janë lëshimi i fundit që Maqedonia mund ta bëjë, por vetëm me garanci nga BE

    korrektpressBy korrektpressJanuary 3, 2026 Bashkimi evropian 3 Mins Read
    Dimovski: Ndryshimet kushtetuese janë lëshimi i fundit që Maqedonia mund ta bëjë, por vetëm me garanci nga BE
    Dimovski: Ndryshimet kushtetuese janë lëshimi i fundit që Maqedonia mund ta bëjë, por vetëm me garanci nga BE
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Maqedonia duhet të vazhdojë të qëndrojë parimore në pozicionet e saj dhe të insistojë në marrjen e një garancie nga Bashkimi Evropian se ndryshimet kushtetuese do të jenë kushti i fundit nga pala bullgare. Nëse merret një garanci e tillë, Kushtetuta do të ndryshohet, por këto ndryshime do të hyjnë në fuqi vetëm në ditën e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në BE. Aktualisht, një garanci e tillë nuk është marrë dhe për këtë arsye qëndrimi parimor mbetet se kjo është lëshimi i fundit që Maqedonia mund të bëjë”, deklaron zëvendëskryeministri për sistem politik, Ljupço Dimovski.

    Ai i cilëson kërkesat e BDI-së për zbatimin e parimit të Badenterit në Gjykatën Kushtetuese dhe gjatë zgjedhjes së Qeverisë si folklor politik-partiak. Sipas tij, në këto kërkesa shihet një përpjekje për rikonceptimin dhe riformatimin e sistemit shtetëror, si dhe dëshira që nacionalizmi të rikthehet sërish në plan të parë për interesa të caktuara politike.

    Dimovski thekson se Qeveria funksionon mirë me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve në Maqedoni, gjë që, sipas tij, u konfirmua edhe nga rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale. Ai shton se interesat e shqiptarëve në Maqedoni janë të përfaqësuara plotësisht përmes përfaqësuesve të tyre si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri.

    “BDI i hap sërish këto çështje sepse aktualisht i konvenojnë, ndërsa qëllimi është të rrisin rejtingun dhe reputacionin e humbur në masë të madhe te votuesit”, vlerëson zëvendëskryeministri.

    Dimovski shprehet se nuk mund të thotë saktësisht se kur pritet miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por thekson se për çdo ndryshim do të jetë i domosdoshëm konsensusi politik. Sa i përket çështjes së migrantëve, për të cilën akuzon LSDM-ja, ai pohon se nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje dhe nuk janë marrë asnjë obligim në lidhje me këtë temë. Njëkohësisht, ai rikujton se tashmë është miratuar një vendim qeveritar, i konfirmuar edhe nga Kuvendi, për vazhdimin e menaxhimit të krizës së migrantëve edhe gjatë vitit 2026.

    I pyetur se çfarë e mban bashkëpunimin mes SPM-së dhe OBRM-PDUKM-së për më shumë se dy dekada, Dimovski thekson se qëndrimet e përbashkëta lidhur me çështjen kombëtare dhe të ardhmen e shtetit e bëjnë këtë koalicion të suksesshëm. Në këtë kontekst, ai u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë të kontribuojnë në ndërtimin e unitetit kombëtar, i cili, sipas tij, i nevojitet më së shumti Maqedonisë në këtë moment.

    “Marrëdhëniet mes OBRM-PDUKM-së dhe SPM-së janë një shembull i mirë se si duhet ndërtuar uniteti kombëtar. Ne arritëm ta bëjmë këtë brenda koalicionit dhe brenda Qeverisë, ndërsa tani u zgjasim dorën të gjitha partive politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, për të ndërtuar këtë unitet, sepse Maqedonia përballet me sfida serioze. Ne duhet të jemi të bashkuar për të qenë më të sigurt dhe më të fortë në realizimin e interesave tona. Të mos jemi të përçarë, por të bashkuar. Kohezioni është shumë i rëndësishëm, ndërsa uniteti edhe më i rëndësishëm. Vetëdija se duhet të arrihet kjo është thelbësore dhe për këtë arsye, prej vitesh, si kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe kryeministri, ashtu edhe unë si kryetar i SPM-së, u bëjmë apel të gjitha forcave me mendje të shëndoshë në shtet që të përpiqemi ta arrijmë këtë unitet kombëtar”, porosit Dimovski.

    TË TJERA

    Shqiptarët “lider” të rajonit për mbështetjen e integrimit në BE

    Zgjedhjet që mund ta formësojnë gjeopolitikën evropiane në 2026

    BE kërkon ‘respekt’ për sovranitetin e Venezuelës – por një vend nuk e nënshkroi

    Trump publikon listën: 33% e familjeve nga Maqedonia në SHBA janë përfituese të ndihmës sociale

    Gashi, Sali e Konjufca: Të forcohen lidhjet RMV-Kosovë, synojmë integrimin evropian të vendeve tona

    Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut

    Pas sulmit që mori dhjetëra jetë, BE dhe Franca në ndihmë të Zvicrës

    LEXO GJITHASHTU

    Çfarë tregon temperatura që rritet në mbrëmje dhe zhduket në mëngjes

    January 6, 2026

    Ju mundon e kaluara e partnerit? Ja si të përballeni me xhelozinë

    January 6, 2026

    Kështu rritet vetëbesimi te fëmijët – pa presion dhe pa frikë

    January 6, 2026

    Vendi ku njerëzit flenë në punë dhe askush nuk ankohet

    January 6, 2026
    TË TJERA

    Pas dekadash mësimdhënieje të shkrim-leximit mediatik, Finlanda i ‘pajis’ nxënësit me aftësi për të dalluar deep fake të inteligjencës artificiale

    January 5, 2026

    Zjarr në një shtëpi në Prizren, dy persona të lënduar nga asfiksimi me tym

    January 5, 2026

    Barcelona largohet nga gara për yllin anglez, shkak gjendja financiare

    January 5, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.