Në Policinë e Kosovës edhe në këtë fillim vit janë raportuar disa raste të dhunës në familje, ku burrat sulmuan gratë, vajza ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, vëllai dhunë fizike ndaj vëllait, kanosje e raste tjera.
Rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Lipjan, Rahovec, Malishevë, Gjakovë e Mitrovicë.
Rastet e dhunës të raportuara në Polici:
Graçanicë 02.01.2026 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Gjermane, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër me shtetësi Gjermane. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në këndellje.
Lipjan 02.01.2026 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës se saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Lipjan 02.01.2026 – 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rahovec 02.01.2026 – 01:07. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Malishevë 02.01.2026 – 16:30. Është raportuar se viktimën femër kosovare, e ka kanosur përmes telefonit i fejuari i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 01.01.2026 – 22:00. Më 02.01.2026 lidhur me rastin është arrestuari dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Mitrovicë 02.01.2026 – 16:10. Është raportuar se në rast janë përfshirë i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare, të cilët kanë raporte bashkëjetese mes vete. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.