Reperi i njohur Despoti ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Teuf”, duke sjellë një tjetër prurje në skenën hip-hop vendase.
Kënga i përket zhanrit hip-hop, ndërsa muzika dhe teksti janë realizuar plotësisht nga vetë artisti, duke e bërë projektin edhe më personal dhe autentik.
“Teuf” vjen e shoqëruar me një videoklip dinamik, i cili është realizuar nga Rron Gjigolli – lucasrroni, me skena që i japin këngës energji vizuale dhe e kompletojnë konceptin artistik.
Me këtë projekt, Despoti konfirmon edhe një herë stilin e tij karakteristik dhe vazhdimësinë e punës kreative, duke premtuar se publiku do të dëgjojë edhe më shumë prej tij në vazhdim. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be