Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.
Ajo ka uruar babanë e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindje duke postuar disa fotografi të tyre të përbashkëta.
Në postim, Dua ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen binjaku im më i mirë. Të dua shumë”.
Foto: Instagram
Në mesin e imazheve të përbashkëta, ka zgjedhur të ndajë edhe disa nga fëmijëria, duke rikujtuar momentet e lumtura dhe kujtimet e veçanta me familjen.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale, të cilët kanë komentuar me mesazhe urimi dhe admirimi për marrëdhënien e ngushtë mes babait dhe vajzës.
Foto: Instagram
Dua shpesh ndan momente intime familjare me ndjekësit, duke treguar një anë më të ngrohtë dhe personale përtej skenës dhe suksesit ndërkombëtar.
Babai i saj, Dukagjin Lipa, gjithashtu është një figurë e njohur në botën e muzikës. /Telegrafi/