Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se për datën 06.04.2026 çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbeten të njëjta si në ditën paraprake.
Sipas njoftimit, çmimet maksimale të lejuara për sot janë: Nafta (dizel): 1.86 euro/litër dhe Benzina: 1.49 euro/litër.
MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e marrë nga ministrja Kusari-Lila, për të garantuar një treg funksional dhe të qëndrueshëm në interes të konsumatorëve.
“Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ndryshe dje ka hyrë në fuqi vendimi i ri për përcaktimin e çmimit maksimal ditor të derivateve të naftës në tregun vendor.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka shpjeguar se vendimi ka për qëllim rritjen e transparencës dhe parashikueshmërisë në formimin e çmimeve.
Në bazë të mekanizmit të ri, Ministria do të publikojë çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00, çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor. /Telegrafi/