Chuck Norris u dërgua me urgjencë në spital gjatë qëndrimit të tij në ishullin Kauai të Hawaii pas një emergjence shëndetësore, sipas raportimeve të mediave të huaja.
Ende nuk dihen detajet e incidentit, por burimet pranë aktorit konfirmojnë se ai është në gjendje stabile, duke qetësuar fansat e tij në mbarë botën.
Pavarësisht kësaj situate, legjenda e arteve marciale vazhdon të mbajë një stil jete të shëndetshëm dhe aktiv edhe në moshën 86-vjeçare.
Chuck Norris
Më 10 mars, ai festoi ditëlindjen e tij duke ndarë një video nga një seancë private boksi në natyrë, duke shkruar me humor: “Nuk plakem. Vetëm ngrihem në nivel tjetër”.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu mirënjohje për shëndetin e tij dhe mundësinë për të vazhduar të bëjë atë që e ka pasion.
Chuck Norris është i njohur për aktivitetin e tij të jashtëzakonshëm fizik dhe shpesh ndan me ndjekësit momente nga stërvitjet e tij në palestër, ngritje peshe, ecje në natyrë dhe kalërim.
Ai gjithashtu u jep fansave një mesazh frymëzues: mos u ndalni, pavarësisht moshës dhe zgjidhni disiplinën mbi komoditetin.
Chuck Norris
Edhe pas 86 viteve, ylli i filmave si “Way of the Dragon” dhe “Invasion U.S.A.” tregon se është ende në formë dhe i përkushtuar ndaj një jete aktive, duke mbajtur të njëjtin shpirt të fortë dhe energji që e kanë bërë të paharrueshëm për breza të tërë. /Telegrafi/