Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump do ta mbajë aeroplanin luksoz që u mor me qira nga ish-Sekretarja Kristi Noem për nevojat e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, dhe ai do të përdoret nga Melania Trump, shkruan Daily Beast.
Marrja me qira e një aeroplani me vlerë disa dhjetëra milionë dollarë ishte një nga shumë polemikat gjatë mandatit të ish-ministres Noem.
Pavarësisht faktit se vendimi për të marrë me qira ishte një nga arsyet pse Noem u shkarkua, Trump do ta mbajë avionin luksoz dhe bashkëshortja e tij Melania Trump do të ketë të drejtën ta përdorë atë.
Edhe pse thuhet se aeroplani ishte marrë me qira për t’u përdorur për deportime masive, ai është i pajisur në një mënyrë shumë luksoze. Aeroplani ka një krevat dopio, disa banjo, disa televizorë dhe madje edhe një bar.
Disa anëtarë të administratës Trump i thanë Wall Street Journal se ky aeroplan është më luksoz se shumica e avionëve të përdorur nga zyrtarët e qeverisë amerikane.
Paratë për qiranë e aeroplanit u siguruan përmes parave të buxhetit që supozohej të shpenzoheshin për deportimet, të cilat janë një nga përgjegjësitë e ministrisë së udhëhequr nga Noem. /Telegrafi/