Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ndodhet në një kryqëzim të karrierës, teksa përgatitet të vendosë nëse do t’i kushtojë vitet e mbetura të karrierës së tij ‘Djajve të Kuq’ apo do të kërkojë një sfidë të re.
Mesfushori portugez, që mbetet zemra e mesfushës së United sipas raportimeve ka vendosur dy kushte të pakushtëzuara që duhet të plotësohen para se të pranojë të zgjasë qëndrimin e tij përtej sezonit aktual.
Ndërsa klubi është i etur ta lidhë yllin e tij me një kontratë të re të majme, Fernandes po vendos përparësi mbi ambiciet sportive përballë fitimit financiar, teksa afrohet në ditëlindjen e 32-të.
Faktori i parë kryesor në procesin e vendimmarrjes së kapitenit është pjesëmarrja e klubit në garën më të madhe europiane, sipas raportimit të The Mirror.
Fernandes ka bërë të qartë se pret që United të konkurrojë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, një objektiv që aktualisht duket i arritshëm, pasi ekipi ndodhet në vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier me 51 pikë para përballjes së tyre me Newcastle United.
Pavarësisht paraqitjeve brilante të tij individuale, ish-ylli i Sporting Lisbonës dëshiron të shtojë trofe të rëndësishëm në karrierën e tij dhe beson se futbolli europian i nivelit të lartë është thelbësor për rekrutimin dhe prestigjin e klubit.
Kushti i dytë lidhet me situatën menaxheriale në ‘Old Trafford’, konkretisht të ardhmen e trajnerit të përkohshëm, Michael Carrick.
Fernandes ka mbetur i impresionuar publikisht dhe privatisht nga ndikimi që ish-mesfushori i United ka pasur që nga marrja e detyrës në stol.
Dyshja ka zhvilluar një marrëdhënie të fortë pune, dhe Fernandes dëshiron të shohë nëse klubi do ta shpërblejë Carrickun me pozicionin e trajnerit të përhershëm./Telegrafi/