Rruga nga Prishtina Mall deri në Veternik dhe anasjelltas do të jetë e bllokuar nga ora 09:00 deri në 11:00 të dielën, më 22.03.2026.
Sipas njoftimit të Policisë, kjo për shkak se Federata Atletike e Kosovës (FAK), ka planifikuar organizimin e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”.
“Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00.” – njofton Policia, më 21.03.2026.
Andaj, Policia ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën derisa zhvillohet gara të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative.