Këngëtari Blero ka ndarë së fundmi një postim në InstaStory ku shfaq një pjesë të këngës së Shpat Kasapit, duke e shoqëruar me një ’emoji’ zemërthyer.
Ky veprim i Bleros duket si një dedikim ndaj këngëtarit tashmë të ndjerë, i cili vdiq pak javë më parë pas një sulmi në zemër.
Postimi rikthen vëmendjen te trashëgimia muzikore e Kasapit dhe momentet që ai la pas në skenën shqiptare.
Foto: Instagram
Blero ka pasur një lidhje të ngushtë me artistin dhe kanë ndarë skenën shumë shpesh së bashku.
I njëjti ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare derisa ishte në Itali së bashku me familjen.
Ai ka lënë pas një krijimtari të gjatë muzikore, duke qenë se nisi karrierën si fëmijë.
Vdekja e tij ka tronditur të gjithë ata që e kanë njohur e kanë bashkëpunuar me të. /Telegrafi/