Mbrëmja e sotme e Big Brother VIP Albania u hap me një performancë nga Aris, i cili interpretoi këngën e tij “Nan”.
Interpretimi solli një atmosferë të veçantë në fillim të spektaklit, duke tërhequr vëmendjen e publikut me një paraqitje të ndjerë dhe të përqendruar.
Kënga “Nan”, me të cilën Aris do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest, u prezantua si një nga momentet kryesore të hapjes së mbrëmjes.
Pas performancës, moderatori Ledion Liço e përgëzoi këngëtarin dhe i uroi suksese në përfaqësimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.
Spektakli vijoi më pas me dinamikat e zakonshme dhe zhvillimet brenda shtëpisë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com