Kumanova radhitet ndër qytetet ku interesimi për vaksinimin e fëmijëve është në rënie të vazhdueshme. Kjo mbase prindërit ende po i nënshtrohen dezinformatave të ndryshme kinse për shkak të pasojave të ndryshme nga vaksinimi.
Shtëpia e shëndetit në Kumanovë raporton se pavarësisht masave për të rritur ndërgjegjësimin tek prindërit dhe për t’i edukuar ata, përqindja e vaksinimit mbetet e ulët. Më e ulëta është 40 përqind për vaksinën kundër fruthit.
Sipas mjekëve, prindërit refuzojnë t’i imunizojnë fëmijët e tyre për shkak të mungesës së informacionit. Statistikat tregojnë se fëmijët nën moshën pesë vjeç nuk janë të imunizuar.
“Kjo përkon me periudhën kur fëmijët fillojnë të flasin, kurse disa fillojnë të ecin dhe mendojnë se nëse e marrin vaksinën atëherë fëmija do të ndalojë së foluri ose do të ndalojë së ecuri. Ka edhe prindër të tillë që nuk e ndjekin fare kalendarin e imunizimit, përpiqen ta mbrojnë fëmijën e tyre dhe nuk i nënshtrohen fare atij informacioni resepktivisht në këtë rast dezinformimi”, – tha Dr. Valentina Bogoevska Dimitrievska nga IShP Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë.
Edhe për kundër dispozitave ligjore, fëmijët që nuk janë të vaksinuar ende mund të vërehen në kopshte dhe nëpër shkolla.
Kompetentët, listën e prindërve që refuzojnë plotësisht të vaksinojnë fëmijët e tyre, ia paraqesin Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, për ndërmarrjen e masave të mëtejme. /tvm2