Vendimi i Albës për t’u mbuluar ka vazhduar të jetë një nga temat më të diskutuara edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, duke nxitur reagime të shumta nga figura publike dhe ndjekës të formatit.
Së fundmi, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Xheneta, e cila ka shprehur hapur qëndrimin e saj kritik ndaj mënyrës se si kjo temë u ekspozua dhe u trajtua publikisht.
Në deklaratën e saj, Xheneta thekson se çështjet që lidhen me fenë dhe besimin janë shumë personale dhe nuk duhet të kthehen në material për debat televiziv apo në mjet për të tërhequr vëmendje.
Xheneta Fetahu/InstaStory
Ajo nënvizon se bindjet shpirtërore nuk janë trend apo temë argëtimi, por pjesë intime e identitetit të një personi, që meriton respekt dhe privatësi.
Sipas saj, ka tema që nuk duhet të përdoren për sensacion, moralizim apo famë, sepse lidhen me ndjenja të thella dhe vendime personale.
Xheneta shprehet se jo çdo debat është i nevojshëm për publikun dhe jo çdo aspekt i jetës private duhet të shndërrohet në spektakël, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje fetare dhe shpirtërore.
Në fund, ajo nuk e fsheh zhgënjimin e saj ndaj Albës, duke thënë se ky veprim ka ndikuar negativisht në perceptimin që kishte për të. /Telegrafi/