Sonte po zhvillohet spektakli i radhës i Big Brother VIP Kosova, ku publiku po ndjek momente të reja dhe dinamika interesante mes banorëve.
Gjatë Prime-it, u shfaq edhe një klip nga darka e të nominuarve, ku Benita u pyet nëse do të ishte shoqe me Elijonën jashtë shtëpisë së Big Brother-it.
Benita u shpreh se mendonte që mund të ishin shoqe dhe se e vlerësonte Elijonën.
BBVK/Instagram
Pas publikimit të klipit, gjatë spektaklit, Elijona dha përgjigjen e saj për këtë çështje.
Ajo u shpreh: “Benita është vajzë e mirë, nuk ia hedh poshtë të mirat, por nuk mendoj që do të jemi shoqe jashtë. Kemi jetë të ndryshme. Shoqe është fjalë e madhe.”
Deklarata e saj nxiti reagime dhe komente nga publiku, duke treguar se, pavarësisht respektit mes tyre, raporti mes dy banoreve mbetet më shumë në nivel njohjeje sesa miqësie të ngushtë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com