Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    “Faleminderit partneres sime” – Timothee Chalamet shfaqet i emocionuar në Critics Choice

    January 5, 2026

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje të rëndë

    January 5, 2026

    KRU Gjakova njofton për probleme me ujërat atmosferikë dhe të ndotura në disa objekte

    January 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Faleminderit partneres sime” – Timothee Chalamet shfaqet i emocionuar në Critics Choice
    • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje të rëndë
    • KRU Gjakova njofton për probleme me ujërat atmosferikë dhe të ndotura në disa objekte
    • Telefon i fshehur në rroba, vizita në paraburgim në Prizren anulohet
    • Dimitrieska-Koçoska: Sistemi i faturës elektronike është një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale dhe reformave në financat publike
    • Komuna e Ferizajt njofton studentët për dokumentacionin e nevojshëm për bursa
    • Maduro nën masa të jashtëzakonshme sigurie drejt gjykatës federale në Nju Jork
    • Sanime rrjedhjesh dhe defekteve, KRU Mitrovica del në terren
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Monday, January 5
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Bejta: Komuna e Gostivarit i ka keqpërdorur 450 mijë euro, për një investim që nuk vlen më shumë se 50 mijë euro

    Bejta: Komuna e Gostivarit i ka keqpërdorur 450 mijë euro, për një investim që nuk vlen më shumë se 50 mijë euro

    korrektpressBy korrektpressDecember 29, 2025 Arben taravari 2 Mins Read
    Bejta: Komuna e Gostivarit i ka keqpërdorur 450 mijë euro, për një investim që nuk vlen më shumë se 50 mijë euro
    Bejta: Komuna e Gostivarit i ka keqpërdorur 450 mijë euro, për një investim që nuk vlen më shumë se 50 mijë euro
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, në konferencën e sotme për shtyp akuzoi udhëheqësinë e mëparshme lokale për keqpërdorim të 450 mijë eurove të shpenzuara për furnizime publike.

    Sipas tij, tenderi për shtrimin me pllaka të bekatonit, me vlerë 500 mijë euro dhe ajo punë, siç tha ai nuk vlen më shumë se 50 mijë euro. Përveç kësaj, kompania e cila e kreu punën nuk është nga Gostivari.

    “Kjo lloj rritje e çmimeve ka qenë një praktikë e zakonshme gjatë tetë viteve të fundit. Shtrimi me pllaka bekatoni në kohën time kushtonte 13 euro për “metër katror”, tani me rritjen e çmimeve të tregut kushton 15 euro. Këto u ndërtuan me një çmim për metër katror prej 450-500 euro. Sipas informacioneve të mia, një punë me vlerë afërsisht 50 mijë euro është paguar 450 mijë euro”, tha kandidati për kryetar, Nevzat Bejta.

    Bejta tha se anëtarët e partisë së Taravarit të cilët drejtuan qytetin e varfëruan atë, ndërsa qytetarët janë të revoltuar nga një menaxhim i tillë i komunës.

    “Në këto tetë vjet, ai e ka shkatërruar dhe varfëruar buxhetin e Gostivarit. E ka shkatërruar infrastrukturën dhe kemi rrugë dhe rrugica plot me gropa. Pastërtia në qytet është në nivelin më të ulët të mundshëm. Ata kanë shkatërruar kulturën, sportin dhe arsimin”, tha Bejta.

    Bejta paralajmëroi se ndër projektet e para të cilat do të realizohen në mandatin e ri janë një urë me katër korsi dhe zgjerimi i bulevardit “Vëllezrit Gjinoski” nga udhëkryqi me “Rrugën e Dibrës” deri në Gjykatën themelore.

    TË TJERA

    Politikanët shqiptarë në Maqedoni urojnë Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare

    AKI: Nuk është harxhuar asnjë denarë nga mjetet që po i përmend Nevzat Bejta

    Bejta: Komuna e Gostivarit ka nënshkruar tender prej 700 mijë eurove për rehabilitimin e rrugëve, mirëpo asnjë punë nuk është kryer

    ASH-Taravari për punësimet në Spitalin e Tetovës: U lanë pa punë ata që me vite kanë punuar me kontrata të përkohshme

    Në katër komuna ka filluar fushata për zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoni

    Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

    Transportuesit e nxënësve bllokuan rrugën para Komunës së Gostivarit, paralajmëruan bojkot për shkak të borxheve të papaguara

    LEXO GJITHASHTU

    “Faleminderit partneres sime” – Timothee Chalamet shfaqet i emocionuar në Critics Choice

    January 5, 2026

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje të rëndë

    January 5, 2026

    KRU Gjakova njofton për probleme me ujërat atmosferikë dhe të ndotura në disa objekte

    January 5, 2026

    Telefon i fshehur në rroba, vizita në paraburgim në Prizren anulohet

    January 5, 2026
    TË TJERA

    Dimitrieska-Koçoska: Sistemi i faturës elektronike është një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale dhe reformave në financat publike

    January 5, 2026

    Komuna e Ferizajt njofton studentët për dokumentacionin e nevojshëm për bursa

    January 5, 2026

    Maduro nën masa të jashtëzakonshme sigurie drejt gjykatës federale në Nju Jork

    January 5, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.