Decathlon, i cili është lider botëror në artikujt dhe pajisjet sportive, si pjesë e programit të organizimit të aktiviteteve në prag të hapjes së madhe që do të ndodhë së shpejti, në partneritet me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Prishtina Mall, organizon garën vrapuese “Kosova në Lëvizje”.
Kjo garë do të mbahet të dielën, më 22 mars 2026 duke filluar nga ora 09:00, në ambientin e jashtëm në Prishtina Mall.
Ky event synon të bashkojë komunitetin e sportdashësve – nga vrapues profesionistë deri te qytetarët e të gjitha moshave – në një aktivitet energjik dhe motivues, duke promovuar aktivitetin fizik dhe rëndësinë e një stili jetese aktiv.
Gara do të nisë nga parkingu i Prishtina Mall dhe do të zhvillohet në dy itinerare:
7 km: Prishtina Mall → Nënkalimi tek Mobileria Bini → Prishtina Mall
12 km: Prishtina Mall → Rrethrrotullimi në Çagllavicë → Prishtina Mall
Përtej garës, “Kosova në Lëvizje” është një ftesë për të gjithë që të bëhen pjesë e një atmosfere pozitive, komunitare dhe inspiruese, ku sporti na bashkon dhe na motivon të lëvizim më shumë.
Decathlon fton të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit që t’i bashkohen kësaj dite sportive dhe të paharrueshme.
Regjistrohu tani dhe siguro vendin tënd:
https://forms.gle/WXvKGXkAZBBtgmeR6
Shihemi në start!