Stenaldo Mëhilli ka hasur në disa sfida gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.
Ndonëse është i verbër, është parë në disa raste, ku ka ngelur pa ndihmën e asnjërit prej banorëve.
Një rast i tillë ndodhi edhe së fundmi teksa erdhën dhurata për konkurrentët gjatë spektaklit.
Foto: TikTok
Ai ngeli i vetëm duke kërkuar për dhuratën, gjersa të gjithë të tjerët i morën dhe u larguan nga dhoma e surprizave.
Videoja është bërë virale dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale.
Foto: Instagram
Konkurrentët u kritikuan se si askush nuk i ndihmoi, madje as miku i tij i ngushtë, Stenaldo.
Sidoqoftë, duhet theksuar se Stenaldo është në një televotim kokë me kokë për të martën, bashkë me Mateon. /Telegrafi/