Bebe Rexha duket se po lundron mes disa mundësive romantike njëkohësisht.
Ylli 36-vjeçar i muzikës pop kishte publikuar në muajin dhjetor një postim satirik në platformën X (ish-Twitter), ku u kërkonte fansave të saj ta ndihmonin të gjente një “baby daddy”. Tani, gjatë fundjavës së çmimeve Grammy 2026, ajo ka dhënë një përditësim interesant mbi jetën e saj sentimentale.
Fotografi Kevin Wong ka publikuar të dielën një video në Instagram, ku e pyet këngëtaren nëse aktualisht është në një lidhje dashurie. Përgjigjja e Bebe Rexhës ishte e drejtpërdrejtë dhe me nota humori.
“Jo. I kam tre në listë. Janë tre prej tyre”, u shpreh interpretuesja e hitit “I’m a Mess”.
Postimi i saj në dhjetor kishte ngjallur reagime të shumta, teksa ajo shkruante: “Rexhars, keni një mision. Më gjeni një baby daddy”. Më pas, artistja kishte renditur edhe disa nga kriteret që kërkon te partneri i ardhshëm.
Sipas saj, pamja e jashtme nuk është vendimtare, duke theksuar se kërkon dikë që të jetë “1.8 deri në 2 metra i gjatë”, pasi personaliteti është gjëja më e rëndësishme për të. Po ashtu, ai duhet të jetë më i gjatë se ajo, si dhe të jetë i suksesshëm dhe jo përfitues.
Në thelb, Bebe Rexha thotë se dëshiron “dikë me personalitet të mirë, me vlera morale, inteligjent dhe ambicioz”, duke treguar se për të karakteri dhe qëllimet në jetë kanë prioritet mbi gjithçka tjetër. /Telegrafi/