Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar sot vendime për zgjatjen e mandateve të dy Përfaqësuesve të Veçantë të BE-së (EUSR).
Mandati i zotit Peter Sorensen si Përfaqësues i Veçantë për Dialogun Beograd-Prishtinë është zgjatur për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028.
Sorensen u emërua për herë të parë në këtë pozitë në janar të vitit 2025, përcjell Telegrafi.
Mandati i Kajsa Ollongren si Përfaqësuese e Veçantë për të Drejtat e Njeriut gjithashtu është zgjatur për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028. Ollongren mori këtë detyrë në qershor të vitit 2025.
Përfaqësuesit e Veçantë të BE-së propozohet nga Përfaqësuesi i Lartë dhe emërohen nga Këshilli për të promovuar politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe vende të caktuara, si dhe për çështje të veçanta që kanë rëndësi për BE-në. Ata luajnë një rol aktiv në përpjekjet për të konsoliduar reformat, stabilitetin dhe sundimin e ligjit.
Aktualisht, njëmbëdhjetë Përfaqësues të Veçantë mbështesin punën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë Sigurie, Kaja Kallas. /Telegrafi/