Ekonomisti Abil Baush sot ka komentuar masat e qeverisë për uljen e TVSH-së për derivatet e naftës dhe shpenzimin e kredive nga shteti.
Ai në “Debat në Shenja” theksoi se kjo masë përbën një hap të rëndësishëm që ndikon në zbutjen e çmimeve të karburanteve, duke e cilësuar si një lajm të mirë dhe të mirëpritur për qytetarët. Sipas tij, vendimi ishte gjithashtu i pritshëm, pasi vende të tjera të rajonit tashmë kishin ndërmarrë hapa të ngjashëm.
“Kemi disa momente shumë interesante. Masa për zvogëlimin e TVSH-së për derivatet e naftës, është lajm i mirë, duhet patjetër ta përshëndesim, është marrë një vendim konkret me të cilën zbutet çmimi i naftës. Ky është një lajm i mirë por edhe i pritshëm, parasegjithash sepse të gjithë vendet e rajonit e bënë këtë. Por është një gjë e çuditshme pasi për 3 javë nuk u sjell asnjë vendim, dhe disi në njëfarë mjegullie e prunën situatën politike në vendin tonë saqë nuk diheshte se a do të bihet ky vendim në vendin tonë apo jo”, deklaroi Baush.
Baush poashtu tha se përdorimi i huave publike për shpenzime operative, si pagat dhe pensionet, nuk kontribuon në gjenerimin e rritjes ekonomike.
“Nëse huatë e tua i merr për investime, në shpenzime operative të tipit pensione, paga dhe gjëra të tjera, domethëne ti nuk ke gjenerim të ekonomisë. Ja shifni. Ne kemi disa investime kapitale, që na ndodhin në vendin tonë dhe është ndalë puna. Korridori 8 unë sa e di ngec. Nëse ty të përgjysmohet puna, kjo është informata, përgjysmohet edhe arritja e dedlinet, tajmingut të përfundimit, të vitit 2029. Leje që do të paguajmë penalti, por ekonomia e vendit, stagnon. Të gjitha gjërat të cilat janë gjeneruar në vendin tonë”, deklaroi Baush.