Një ditë para festës së Fitër Bajramit, Selvije Jao, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka ndarë me publikun një mesazh të dhimbshëm që tregon boshllëkun që la pas.
Në rrjetet sociale, ajo shprehu dhimbjen për të kaluar festën pa të, duke prekur zemrat e ndjekësve.
“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di se si do të vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, ka shkruar ajo.
Foto: Instagram
Shpati ndërroi jetë në Itali si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që kishte shkuar atje me Selvijen dhe djalin e tyre për trajtimin e vogëlushit.
Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në familje, komunitetin artistik e te të gjithë ata që e njohën.
Artisti nga Tetova ishte vetëm 40-vjeç.
Ka lënë pas edhe një sërë hitesh që do të mbahen mend për tërë jetën. /Telegrafi/