Rimac Technology dhe BMW Group kanë prezantuar modelin e ri BMW i7, si rezultat i bashkëpunimit të tyre teknologjik.
Ky model elektrik luksoz do të ketë bateri të prodhuara në Kroaci, në kampusin modern të Rimac.
Sistemi i baterisë me tension të lartë është zhvilluar në kohë rekord dhe premton përmirësime të mëdha në autonomi dhe performancë karikimi.
Sipas Mate Rimac, ky projekt tregon potencialin maksimal të teknologjisë së re të qelizave cilindrike.
Bashkëpunimi ka përfshirë edhe ndërtimin e linjave të reja prodhuese dhe një zinxhir të plotë furnizimi.
Nga ana tjetër, Thomas Engelhardt theksoi rëndësinë e integrimit të teknologjive “Neue Klasse” në këtë model.
Premiera botërore e makinës është planifikuar për 22 prill në Auto China 2026 në Pekin.
Ky partneritet shihet si një hap i madh përpara në zhvillimin e automjeteve elektrike në Evropë. /Telegrafi/