Muajin e kaluar, Paris Saint-Germain njoftoi transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Dro Fernandez, me një kontratë katërvjeçare.
18-vjeçari, i cili u promovua në ekipin e parë verën e kaluar nga trajneri Hansi Flick, kërkoi të largohej nga klubi katalanas në fillim të afatit kalimtar dimëror, duke përmendur mungesën e minutave në muajt e fundit.
Vendimi i Dro-s për t’u larguar, të cilin Barcelona nuk mundi ta pengonte për shkak të klauzolës së lirimit prej vetëm 6 milionë eurosh, shkaktoi zemërim dhe zhgënjim të madh brenda klubit, diçka që Hansi Flick e bëri të qartë publikisht, ashtu si edhe drejtori sportiv Deco.
Megjithatë, tani mund të ketë një mundësi për kryesuesit e La Ligës që të “hakmerren”.
Sipas Sport, Barcelona është një nga klubet e interesuara për të nënshkruar me Emmanuel Mbemba.
17-vjeçari, i cili mund të luajë si mbrojtës i majtë ose si qendërmbrojtës, është në përfundim të kontratës në fund të sezonit dhe, pavarësisht përpjekjeve të PSG-së për të siguruar rinovimin, deri më tani nuk është arritur një marrëveshje.
Barcelona ka forcuar alternativat për Barça Atletic në muajt e fundit, me emra si Hamza Abdelkarim dhe Juw ensley Onstein që iu bashkuan klubit gjatë afatit kalimtar dimëror.
Mbemba mund të jetë i radhës që transferohet në Kataloni, pasi katalanasit thuhet se po përgatisin një lëvizje për talentin 17-vjeçar.
Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në garë për Mbemba, pasi edhe Bayern Munich përmendet si një nga klubet e interesuara për mbrojtësin.
Edhe bavarezët e shohin atë si një lojtar me potencial për ekipin e parë, ndaj nuk do të ishte befasi nëse do të bënin një lëvizje konkrete në javët në vijim./Telegrafi/