Edhe pse afati kalimtar dimror i transferimeve tashmë është mbyllur, Barcelona është gati të prezantojë një përforcim të ri që nga java e ardhshme.
Klubi katalanas ka marrë së fundmi dritë jeshile për të kompletuar prurjen e shumëpritur të sulmuesit Ajay Tavares nga Norwich City.
Përforcimi i krahut të majtë është bërë një nga prioritetet e drejtuesve të Barcelonës për të përmirësuar dhe thelluar organikën e skuadrës në perspektivë afatgjate.
Nëse Lamine Yamal duket se do të jetë zgjidhja kryesore për krahin e djathtë për vitet në vijim, projekti i klubit kërkon një alternativë me cilësi të lartë edhe në anën e majtë të sulmit.
Gjatë kësaj periudhe, janë shqyrtuar alternativë të ndryshme, përfshirë edhe mundësinë e një marrëveshjeje me Manchester United për Marcus Rashford, për të cilin “Djajtë e Kuq” kërkojnë rreth 30 milionë euro.
Barcelona ka vendosur në favor të Tavares, një sulmues i ri premtues me aftësi për të luajtur edhe si qendërsulmues, i cili ka bërë paraqitje të shquara edhe në nivele më të larta sesa ai ku aktivizohet aktualisht.
Me vetëm 16 vjet të mbushur, Tavares do t’i bashkohet ekipit, ku tashmë janë përforcuar edhe disa talente të rinj këtë dimër, përfshirë edhe Hamza Abdelkarim.
Sipas asaj që raporton Sport, FIFA ka hequr pengesat që po vononin transferimin, duke mundësuar kështu udhëtimin e lojtarit drejt Barcelonës dhe firmosjen e kontratës brenda ditëve në vijim.
“FIFA ka dhënë së fundmi dritë jeshile, gjë që i mundëson futbollistit të transferohet menjëherë në Barcelonë”, nënvizon mediumi katalanas. /Telegrafi/