Barcelona nuk lejoi befasi ndaj Real Betisit të dielën mbrëma, duke e mbyllur me fitore para tifozëve të saj një sezon të jashtëzakonshëm në “shtëpi”.
Për skuadrën e Hansi Flick kjo ndeshje kishte vlerë të veçantë, edhe pse titullin kampion e kishte siguruar një javë më parë në “El Clasico” ndaj Real Madridit.
Kampionët ishin të përkushtuar ta fitonin edhe ndeshjen e fundit të edicionit si vendas dhe e bënë këtë me sukses, duke e ruajtur një rekord perfekt në “Camp Nou” dhe “Olimpik” këtë sezon.
Barcelona i ka fituar të gjitha 19 ndeshjet si nikoqire në La Liga në këtë edicion – një arritje që klubi e kishte realizuar vetëm 66 vjet më parë.
Sipas statistikave, këtë sukses e ka arritur edhe Real Madridi në edicionin 1985/86, por asnjë skuadër nuk e kishte përsëritur në epokën e formatit aktual me 38 xhiro në sezon.
Në këtë fitore, Raphinha ishte protagonist me dy gola, ndërsa golin tjetër e realizoi Joao Cancelo. Për Real Betisin, golin e vetëm e shënoi Isco.
Pas këtij triumfi, Barcelona ka shkuar në kuotën e 94 pikëve, teksa ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të kampionatit. /Telegrafi/