Në qytetin Worcester të Anglisë, banorët janë përballur me një valë vandalizmi pasi në dhjetëra makina është gdhendur numri “67”.
Automjetet e parkuara në dy rrugë thuhet se janë dëmtuar gjatë tre javëve të fundit, duke u shkaktuar pronarëve dëme që arrijnë qindra funte.
Banorët dyshojnë se pas kësaj qëndron një grup nxënësish që e kanë kthyer në “lojë” gërvishtjen e makinave.
Disa prej tyre thonë se trendi “six seven” është bërë i njohur mes të rinjve, por theksojnë se situata tashmë ka kaluar kufijtë e argëtimit.
Policia e rajonit West Mercia Police ka konfirmuar se ka marrë raportim për dëmtim të pronës më 5 mars dhe rasti është në hetim.
Ndërkohë, komuniteti lokal ka njoftuar shkollat dhe po kërkon mënyra për të ndaluar vandalizmin. /Telegrafi/