Ballkani ka vazhduar me përforcime në stinorin pranveror.
Suharekasit sapo kanë prezantuar mbrojtësin e talentuar shqiptar nga Mali i Zi, Arben Nikprelaj.
Qendërmbrojtësi shtatlartë i bashkohet suharekasve nga skuadra shqiptare në Mal të Zi, Deçiçi.
“FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, që transferohet në radhët tona nga Deçiçi i Tuzit”.
“21-vjeçari, i gjatë 1.94 m, vjen për të forcuar repartin defensiv me siguri në ajër dhe forcë fizike.I urojmë mirëseardhje Arbenit dhe shumë suksese me fanellën portokalli”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/