Në televotimin e zhvilluar këtë javë, të shtunë në Big Brother VIP Albania, banorët që u përballën me riskun për eliminim ishin Greta, Miri, Baby G, Rogert dhe Ina.
Pas votimeve të publikut, rezultati i televotimit nxori jashtë loje Baby G, e cila u eliminua nga spektakli.
Ky moment shënon një ndryshim të rëndësishëm në dinamikat e shtëpisë, ndërsa banorët e tjerë vazhdojnë lojën me tensione dhe strategji të reja. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com