Azem Gagica ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke ngritur shqetësimin për keqpërdorimin e emrit dhe identitetit të tij në rrjetet sociale.
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2 u shpreh se si person publik është mësuar me komente dhe kritika të ndryshme, ndaj të cilave nuk ka reaguar më parë.
Megjithatë, theksoi se situata e fundit e ka shqetësuar më shumë, pasi në platformën Snapchat, sipas tij, po hapen adresa false në emrin e tij që përdoren për të abuzuar dhe shpifur ndaj të tjerëve.
Foto: Instagram
Në reagimin e tij, Azemi bëri apel që askush të mos u besojë këtyre profileve, duke sqaruar se ato nuk kanë lidhje me të dhe se çdo përmbajtje e publikuar prej tyre është e pavërtetë.
Shtoi po ashtu se nuk e ka ndërtuar imazhin dhe personalitetin e tij mbi skandale dhe nuk dëshiron që emri i tij të përdoret për qëllime të tilla.
Në fund të postimit, Gagica paralajmëroi se personat që po përdorin emrin e tij në mënyrë të paligjshme do të përballen me pasoja ligjore, duke theksuar se rruga ligjore i pret të gjithë ata që abuzojnë me identitetin e tij.
Azemi këtë kohë ka qëndruar më shumë në heshtje dhe më pasiv në jetë publike. /Telegrafi/