Auto Mita ka sjellë në treg një nga modelet më të fundit të veturave urbane, Renault CLIO i Ri, i dizajnuar për të ofruar komoditet, efikasitet dhe performancë në çdo rrugë të qytetit.
Ky model i ri kombinon stil modern me teknologji të avancuar, duke e bërë atë ideal për drejtuesit që kërkojnë një veturë të besueshme dhe praktike për përdorim të përditshëm.
Showroom-i i Auto Mita, i njohur për përzgjedhjen e kujdesshme të veturave dhe për standardin e lartë të prezantimit në tregun automobilistik, ka organizuar një event të veçantë ku është prezantuar sonte Renault CLIO i Ri.
Vizitorët kanë pasur mundësinë të njihen me karakteristikat e modelit, të shohin dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm, si dhe të informohen mbi opsionet e teknologjisë dhe sigurisë që ofron kjo veturë.









Ky model i ri synon të ofrojë një përvojë të re drejtimi, duke kombinuar elegancën, prakticitetin dhe performancën, duke e bërë Renault CLIO i Ri një zgjedhje të shkëlqyer për çdo drejtues urban.