Author: korrektpress

Është marrë vendimi nga Sekretariati i Etikës për deputetët PD-së, pasi përplasjeve dhe ndezjeve të flakadanëve në seancën e fundit parlamentare.Kaosi në Kuvend, merr vendimin Sekretariatin i Etikës për deputetët e PD-sëGjashtë deputetët e përjashtuar me nga 30 ditë janë: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti.Deputetëve të tjerë u është tërhequr vëmendja. Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare Ndryshe, seanca e së enjtes plenare në vend u shoqërua me dhunë dhe tensione të ashpra, të shkaktuara nga opozita, e cila pati përplasje fizike me Gardën.Flakadanët dhe tymueset…

Read More

Kur Crystal Palace synon të hedhë një tjetër hap drejt trofeve, përballja e së martës ndaj Arsenalit në ‘Emirates Stadium’ mund të vendoset nga një emër i vetëm, Adam Wharton. Mesfushori 21-vjeçar po shndërrohet në figurë kyçe për suksesin e klubit dhe po dëshmon se është gati të krahasohet me më të mirët e Ligës Premier.Wharton ishte një nga protagonistët kryesorë në triumfin e Palace në FA Cup kundër Manchester Cityt dhe më pas në fitoren e Community Shield ndaj Liverpoolit. Tashmë, skuadra e Oliver Glasner është dy raunde larg një tjetër finaleje në Wembley në EFL Cup, por fillimisht…

Read More

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i Marinës Meksikane u rrëzua në kushte mjegulle pranë Galveston, Teksas të hënën, ndërsa transportonte një fëmijë viktimë të djegieve.Sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flight Radar, aeroplani u regjistrua për herë të fundit në orën 15:01 mbi Gjirin e Galveston, pranë aeroportit ndërkombëtar Scholes, transmeton Telegrafi.Aeroplani po merrte pjesë në një mision mjekësor në emër të Fondacionit Michou y Mau, i cili ofron kujdes për fëmijët meksikanë me djegie të rënda.Sekretariati i Marinës së Meksikës tha se një person mbetet i zhdukur dhe dy të tjerë u…

Read More

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj ka nxjerrë një njoftim për qytetarët lidhur me gripin sezonal, një infeksion viral i rrugëve të frymëmarrjes që zakonisht shfaqet gjatë muajve të ftohtë.Sipas QKMF-së, gripi përhapet lehtësisht nga personi në person përmes pikëzave gjatë kollitjes, teshtitjes ose kontaktit të drejtpërdrejtë. Simptomat më të shpeshta përfshijnë: temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe muskujsh, kollë, rrjedhje hundësh, lodhje, dobësi e përgjithshme dhe dhimbje fyti.Autoritetet shëndetësore theksojnë se kujdes i veçantë duhet treguar te fëmijët e vegjël, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.Për të parandaluar infeksionin, qytetarët udhëzohen të…

Read More

Ministria e Financave të Maqedonisë së Veriut ka paguar dy transhe të reja nga Buxheti për Bankën e Zhvillimit për mbështetjen e kompanive vendase. Konkretisht, u paguan një transh me vlerë 305 milionë denarë dhe një transh prej 568 milionë denarë, pra gjithsej 873 milionë denarë ose 14.2 milionë euro.Me pagesën e këtyre transheve, mbështetja totale shtetërore për ekonominë vendase arrin në 217.5 milionë euro nga gjithsej 250 milionë euro të planifikuara për mbështetjen e kompanive vendase.Qeveria siguroi fondet përmes një linje krediti nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendase, dhe përmes vendosjes së fondeve me…

Read More

Të gjitha institucionet parashkollore në kryeqytet do të jenë të mbyllura për një periudhë disa ditore, nga 31 dhjetori 2025 deri më 7 janar 2026.Vendimi u mor pas aprovimit nga kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, i cili miratoi kërkesën për pushim të përkohshëm të kopshteve dhe çerdheve, përcjell Telegrafi.Sipas njoftimit të komunës, pushimi ka për qëllim realizimin e punimeve të nevojshme teknike dhe higjieno-sanitare, që përfshijnë ndërhyrje si dezinfektimi dhe deratizimi, të cilat nuk mund të kryhen gjatë pranisë së fëmijëve dhe stafit.Komuna thekson se ky pushim është një masë për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve dhe personelit…

Read More

Një drejtues i lartë i Amazon ka thënë se gjiganti amerikan i teknologjisë ka bllokuar më shumë se 1,800 aplikime për punë nga agjentë të dyshuar të Koresë së Veriut.Koreano-veriorët u përpoqën të aplikonin për punë në distancë në IT duke përdorur identitete të vjedhura ose të rreme, tha shefi i sigurisë së Amazon, Stephen Schmidt, në një postim në LinkedIn.”Objektivi i tyre është zakonisht i thjeshtë: të punësohen, të paguhen dhe të kanalizojnë pagat për të financuar programet e armëve të regjimit”, tha ai, duke shtuar se ky trend ka të ngjarë të ndodhë në shkallë të gjerë në…

Read More

Poezi nga: John Wieners Përktheu: Fadil BajrajNxirrni nga vendet e tyre, sepse bllokojnë përparimin e jetës sonë, të kohërave tona, nxirrni nga varret e tyre, edhe nëse do të ishin prindërit tanë, sepse barrikadojnë rrugët e protestës sonë, të dashurive tona;ndotin pasditet me fenerë nga poezitë me çështje pune dhe përtacie, për të fshehur misterin e stuhive dhe përmbytjeve përmes një vështrimi të aristokracisë së vetëkënaqur.Edhe pse epikat revolucionare kanë mbijetuar ato mbeten te portat e poshtme duke mbajtur shtylla për të helmuar rrjedhat e eksperimentit.Mbajini zjarret poshtë për t’u mbrojtur nga gabimet, duke sfiduar përdorimet e dritës dhe adhurimit,…

Read More

Humbja e papritur e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, ka lënë një boshllëk të madh në familjen, miqtë dhe fansat e tij. Në këto momente të dhimbshme, nëna e tij ka zgjedhur të ndajë ndjesitë e saj në rrjete sociale, duke u shprehur me fjalë të sinqerta për mbështetjen që kanë marrë nga të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes.Në postimin e saj, ajo shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe qëndruar afër familjes, duke përfshirë bashkëshorten e Shpatit, Selvijen, si dhe familjarë dhe miq të ngushtë.Ajo gjithashtu paralajmëron kundër spekulimeve dhe kërkon respekt për ta…

Read More

Sekretariati i Etikës u mblodh këtë të martë, në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në tensionet dhe kaosin e seancës plenare të 18 dhjetorit.Ngjarja lidhet me seancën ku u betua Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani, ndërsa opozita shkaktoi ndërprerje dhe përplasje në sallën e Kuvendit.PS ka kërkuar masa disiplinore që variojnë nga pezullimi 10 deri në 60 ditë për deputetët e përfshirë. Gjatë mbledhjes së komisionit, deputetët janë paraqitur me materiale dhe foto që, sipas tyre, lidhen me përgjimet e Agasit. /Euronews.al/

Read More