Author: korrektpress

Zbulime të reja tregojnë se vështirësitë në menaxhimin e emocioneve rrisin ndjeshëm rrezikun për depresion pas lindjesDepresioni perinatal, i cili prek rreth një në pesë gra gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, shpesh mbetet i paidentifikuar, ndërsa pasojat mund të jenë afatgjata si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Një studim i ri, i publikuar në revistën Nature Mental Health, sugjeron se rreziku për zhvillimin e simptomave depresive mund të vërehet që në tremujorin e dytë të shtatzënisë.Shkencëtarët analizuan të dhënat e më shumë se 600 grave në Suedi, të përfshira në studimin Mom2B, dhe ndoqën shëndetin e tyre mendor…

Read More

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj – Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, lidhur me rrjedhën e Big Brother VIP Kosova 4.Reperi i njohur ka komentuar për lojën dhe pozicionin e disa prej banorëve aktualë, veçanërisht te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha.Sipas Stresit, ata do të shkojnë deri në finale të këtij edicioni dhe do të jenë të fundit. Foto: Instagram“Edhe Labi edhe Edi, mbajeni mend që do të jenë dy të fundit në finale”, u shpreh ai.Duke qenë se Stresi vetë e ka përjetuar nga afër…

Read More

Dizajnerët zbulojnë pse interieri juaj duket i zakonshëm që e bëjnë dhomën e ndenjjes pa identitet dhe tregojnë si mund t’i rregulloni lehtëRregullimi i dhomës së ndenjjes është një nga elementet më të rëndësishme në mobilimin e çdo shtëpie, sepse bëhet fjalë për hapësirën ku (krahas kuzhinës) kalojmë më së shumti kohë dhe ku mysafirët krijojnë përshtypjen e parë për stilin tonë. Edhe pse një interier tërheqës dhe luksoz mund ta arrini edhe pa investime të mëdha, shumë njerëz pa e kuptuar përsërisin gabime që e prishin ndjesinë e rregullsisë. Dizajnerët e interierit veçojnë 6 gabimet më të shpeshta, por…

Read More

Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski thotë se inflacioni në vend është stabilizuar.”Inflacioni në vend është stabilizuar dhe pritjet për inflacionin janë të ankoruara, ndërsa rezervat valutore janë në një nivel të lartë dhe ofrojnë një garanci të fortë për stabilitetin e kursit të këmbimit”, tha Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në një paraqitje të ftuar në programin “24 Analiza”.Guvernatori theksoi se tendencat e inflacionit në muajt e fundit tregojnë një stabilizim të qartë, me një rënie mujore të çmimeve prej 0.2 përqind të regjistruar në dy raste.”Në katër muajt e fundit, jo vetëm që inflacioni është stabilizuar, por…

Read More

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka gjetur armë, municion dhe pajisje ushtarake në Leposaviq. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, përkatësisht në Stacionin Policor Leposaviq, më datat 19.12.2025 dhe 20.12.2025, janë iniciuar dy raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.”Rasti I, më datë 19.12.2025, rreth orës 22:07, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë gjuetie, një…

Read More

Edhe pa u hapur zyrtarisht merkatoja e janarit, Roma ka lëvizur me vendosmëri dhe ka realizuar goditjen e parë të rëndësishme në tregun e transferimeve.Giallorosët kanë arritur marrëveshje të plotë për shërbimet e sulmuesit holandez Joshua Zirkzee, i cili pritet të rikthehet në Serie A pas një viti e gjysmë të kaluar te Manchester United. Marrëveshja me lojtarin ishte e mbyllur prej kohësh, ndërsa tani është finalizuar edhe akordi mes dy klubeve.Roma do të paguajë 5 milionë euro për huazimin e Zirkzees, me një detyrim blerjeje prej 35 milionë eurosh që aktivizohet në rast se klubi siguron një vend në…

Read More

Elton Ilirjani ka publikuar një video të Parashqevi Simakut gjatë Sofrës së Kavajës, ku këngëtarja u nderua me titullin Qytetar Nderi i Kavajës. Ai gjatë videos tha: “Parashqevi Simaku është gjithmonë kënaqësi të të kem pranë. Sonte është një ditë e veçantë sepse është Sofra e Kavajës dhe kavajasit e tu duan që ti t’u japësh një përshëndetje”.Në fjalën e saj, Parashqevia tha: “Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjen, një djalë aq i hijshëm, si zog i trembur, mori Elton Ilirjanin dhe i tha: ‘Çfarë më të bëj për Parashqevinë të lutem, më thuaj!’ Edhe më…

Read More

Glauk Konjufca ishte dje në Mitrovicë, ku takoi qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.Ai tha se tashmë po ndihet energjia e fitores, prapa së cilës qëndrojnë të bashkuar populli për t’i mbështetur, përmes votës më 28 dhjetor.Nga aty, vazhdoi në Vushtrri, ku së bashku me kandidatët për deputetë të kësaj komune, takoi vullnetarët dhe të rinjtë nga Vushtrria.Konjufca tha se rinia është shtyllë kyçe e arritjeve dhe fitoreve të përbashkëta.Bashkë me kryetarin e Fushë Kosovës, Valon Prebreza, si dhe qytetarët e kësaj komune, Glauk Konjufca bisedoi për të arriturat e Qeverisë Kurti. Qytetarët e kanë ndjerë këtë qeverisje, prandaj vullneti…

Read More

Pas njoftimit të Policisë së Republikës së Kosovës lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, i dyshuar për vepër penale, ATK thekson se ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.ATK bën të ditur se zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë.“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj. ATK mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve…

Read More

Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti” njofton se punëtorët e operativës vazhdojnë punën çdo ditë për pastrimin e qytetit, duke u siguruar që rrugët, trotuaret dhe sheshet publike të jenë të pastra dhe të sigurta për qytetarët.Sipas njoftimit, përkushtimi i punonjësve ka bërë që hapësirat publike të duket më të pastra, ndërsa qytetarët ftohen të kontribuojnë duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme.NPL “Kastrioti” thekson rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve për të ruajtur ambientin dhe për të mbajtur qytetin në kushte të mira higjieno-sanitare. /Telegrafi/

Read More