Author: korrektpress

Po përmbyllet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në futbollin kosovar, me shumë të arritura, si nga Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe nga klubet tona në arenën ndërkombëtare.Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimet për ‘Laureatët e Vitit’, derisa Arb Manaj mori çmimin kryesor si futbollisti i vitit në Kosovë.Por ajo që ka bërë temë diskutimi në 48 orët e fundit në vendin tonë është çmimi që ka marrë Manaj, i cili është viti i tretë radhazi që i ndahet futbollistit më të mirë në Superligë. Më herët këtë çmim e ka marrë Lumbardh Dellova, ndërsa vitin e kaluar i…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka theksuar se sigurimet shëndetësore është dashur të jenë prioritet kombëtar i qeverisjes aktuale, mirëpo kjo nuk ka ndodhur deri më tani.Ismaili tha se Kosova ka jetëgjatësinë më të ulët në Evropë, ndërkohë që qytetarët paguajnë nga xhepi rreth 40 për qind të shpenzimeve shëndetësore, dyfish më shumë se norma e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Ne paguajmë shumë dhe jetojmë pak,” u shpreh Ismaili.Ai kujtoi se gjatë kohës sa ka qenë ministër i Shëndetësisë kishte nisur…

Read More

Dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë mbetet një rrezik serioz për integritetin medial dhe proceset demokratike, ndërsa format e tij po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, veçanërisht përmes mediave sociale dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.Kështu u tha në episodin e pestë të serisë “Përballje Podcast” ( Integriteti Medial dhe Demokracia në Kosovë), ku u diskutua roli i organizatave të shoqërisë civile në luftën kundër dezinformimit, me fokus të veçantë periudhën zgjedhore. – YouTube www.youtube.com Në këtë episod të ftuar ishin Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), dhe Festim Rizanaj, hulumtues në platformën HIBRID. Ajo nënvizoi…

Read More

Drejtoria e Infrastrukturës e Komunës së Fushë Kosovës ka realizuar inspektim në terren në kuadër të kontratës për projektin dyvjeçar “Rregullimi i Rrugës Dardania në Fushë Kosovë”.Gjatë inspektimit, Autoriteti Kontraktues ka kryer hapje kontrolluese për të verifikuar pozicionin, nivelin dhe përputhshmërinë teknike të instalimeve nëntokësore, në përputhje me projektin ekzekutiv, paramasat dhe paralogaritë përkatëse. Këto ndërhyrje janë pjesë e procedurave të rregullta të kontrollit teknik të punimeve në terren.Nga komuna bëhet e ditur se, për shkak të kushteve sezonale dhe periudhës së festave, është paraparë nivelizimi i përkohshëm i sipërfaqes së punuar, me qëllim të sigurimit të qasjes funksionale për…

Read More

Ditën e sotme (e martë) është mbajtur një mbledhje komemorative për Shemsi Krasniqin, Shemin e grupit “Ilirët”, që u nda nga jeta të hënën në moshën 64-vjeçare.Për t’i dhënë lamtumirën e fundit janë mbledhur miq e kolegë nga komuniteti i tij artistik.Një fjalim në lidhje me këtë e ka mbajtur edhe ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku. Foto: YouTubeÇeku i ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi dhe e ka vlerësuar jetë dhe veprimtarinë e Shemit që ka realizuar ndër vite, si një ikonë e muzikës rock.Më poshtë fjalimi i plotë i Çekut (pa ndërhyrje):”E nderuara familje e Shemsi Krasniqit, të…

Read More

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit dhe grupi Houthi kanë arritur një marrëveshje për të liruar të paraburgosurit, sipas Kombeve të Bashkuara, me zyrtarë nga të dyja palët që e çojnë numrin në mijëra.Në një deklaratë të martën, i dërguari i OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg, tha se marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve erdhi pas gati dy javësh bisedimesh në Muscat, kryeqytetin e Omanit, një ndërmjetës në konfliktin midis qeverisë dhe Huthit që filloi në vitin 2014.Duke e quajtur atë një “hap pozitiv dhe kuptimplotë”, Grundberg tha se marrëveshja do të ndihmojë në lehtësimin e vuajtjeve të të paraburgosurve…

Read More

OBRM-PDUKM vazhdon të kritikojë dhe akuzojë kuadrot e reja në udhëheqjen e LSDM-së. Sipas partisë në pushtet, Andrej Zhernovski është provë se nuk ka fytyra të reja në LSDM, as reforma.Nga OBRM-PDUKM thonë se “Zhernovski është një dezertues nga PLD në LSDM-në e Zaevit, i cili erdhi për një pozicion”.Sipas Valentin Manasievskit nga OBRM-PDUKM, Zhernovski është një diplomat i pasuksesshëm dhe skandaloz.”Ai shëtiti nëpër Bukuresht, duke u paraqitur si ambasador i Maqedonisë, dhe në të njëjtën kohë nuk kishte marrë akreditim për të njëjtën gjë. Publiku e kujton mirë Zhernovskin edhe si një ndërtues të pasuksesshëm, sepse për një kohë…

Read More

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës e konsideron vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë lidhur me vendosjen e çmimeve tavan për derivatet e naftës si të dëmshëm për naftëtarët dhe antikushtetues.Kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani tha se kjo industri përballet me pasoja serioze nga ky vendim, duke theksuar se ky vendim u shkakton humbje të mëdha.“Ky vendim është i dëmshëm dhe po na shkakton humbje. Kemi kërkuar që të mos hyjë në fuqi, pasi Kosova ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon, ndërsa ky vendim i dëmton bizneset. Kjo është puna dhe kontributi i naftëtarëve”, tha Berjani.Edhe…

Read More

Fotografi dhe eksploruesi kroat Alen Bankoviq ka vizituar hotelin e braktisur Kurhaus Sand në rajonin Schwarzwald të Gjermanisë, duke ndarë përvojën e tij përmes një videoje në YouTube. Objekti, i vendosur pranë rrugës turistike Schwarzwaldhochstraße, është i mbyllur prej vitesh, por brendësia e tij ka mbetur pothuajse e paprekur. Hoteli pushoi së funksionuari rregullisht në vitin 1994 dhe u mbyll përfundimisht në vitin 2005. – YouTube www.youtube.com Brenda tij, Bankoviq gjeti tavolina të shtruara, enë të lëna pas dhe sende personale të mbuluara nga pluhuri, sikur koha të ishte ndalur. Veçanërisht prekëse ishte dhoma e gjumit e pronarit, me rroba…

Read More

Goditja e fortë fizike e pësuar nga Andreas Christensen ka sjellë pasiguri të madhe te Barcelona në prag të afatit kalimtar dimëror. Trajneri Hansi Flick është i mendimit se repartit mbrojtës i nevojitet përforcim, por prioriteti i tij mbetet afrimi i një lojtari që të jetë i gatshëm të konkurrojë drejtpërdrejt për një vend titullari.Ndërkohë që pritet rikthimi i Ronald Araujo, i cili ka marrë një periudhë reflektimi për t’u kthyer me energji të reja në aspektin psikologjik, klubi katalanas përballet me një tjetër dilemë të madhe: nëse duhet apo jo të hyjë në treg gjatë afatit kalimtar të janarit.…

Read More